“Ti gabove më shumë se unë!”, Insigne zbulon prapaskenën me arbitrin

schedule11:15 - 3 Nëntor, 2019

schedule 11:15 - 3 Nëntor, 2019

Napoli nuk ia doli të fitonte as kundër Romës dhe humbi 2-1. Ndeshja e tretë pa tre pikë për ekipin e Ancelottit, teksa ka sërish polemika në lidhje me vendimet arbitrare.

Romës iu akorduan dy penallti, ndërsa Napoli pretendoi për një penallti në favor të Lozanos. Lorenzo Insigne ka zbuluar bisedën me kryesorin Rocchi. Kapiteni i nënkampionëve është i habitur se si arbitri nuk akordoi penallti, aq më tepër kur nga VAR-i kishte marrë sinjalizim për saktësinë e saj.

Në fund të ndeshjes iu afrova arbitrit Rocchi për të marrë shpjegime në lidhje me penalltinë. Më tha që VAR i kishte thënë se ishte penallti, por ai e pa që Lozano në fakt u shtri. Ai më pas ngriti zërin, më drejtoi gishtin dhe më tha se unë kisha bërë më shumë gabime se ai në fushë.

Unë nuk e gjykova, thjesht kërkova shpjegime dhe ai më tha ato gjëra. Më vjen keq, sepse nuk i thashë asgjë të keqe. E pyeta si ka mundësi që VAR-i e cilësoi faull, ndërsa ti nuk e cilëson të tillë?! Gjithsesi, kërkoj falje nëse kam gabuar“, thekson Lorenzo Insigne. /abcnews.al