“T’i bëjmë institucionet më llogaridhënëse’, Blinken: Po shohim rezultate për reformën në drejtësi

schedule18:07 - 15 Shkurt, 2024

schedule 18:07 - 15 Shkurt, 2024

Antony Blinken ka konfirmuar takimin me kreun e SPAK, Altin Dumani në Piramidën e Tiranës gjatë vizitës në vendin tonë. Zyrtari amerikan Blinken tha se anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore dhe se ku proces duhet të ecë përpara.

“Zoti Kryeministër dhe unë kemi diskutuar gjithashtu se si të vazhdojmë t’i bëjmë institucionet më demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë sepse reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë, por gjithashtu ne që kemi filluar të shikojmë rezultatet, sikurse  diskutuam edhe me Kryeministrin.

Gjithashtu sot kam pasur mundësi të takohem edhe me prokurorë dhe me gjyqtarë të cilët janë duke drejtuar në fakt këto reforma kryesore dhe është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore dhe ky është një proces dhe është e rëndësishme që vazhdon të bëhet përpara.

Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë, ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa të rëndësishëm përpara që janë tepër të rëndësishëm në anëtarësimin në BE dhe gjithashtu është ajo që populli i Shqipërisë meriton.

Gjithashtu demokracitë tona, që të dyja në fakt përballen me disinformacion dhe kjo nënkupton sjelljen e përçarjes dhe gërryerjen e besimit në institucionet tona dhe për këtë arsye ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit dhe ky memorandum do të ndihmojë SHBA dhe Shqipërinë që të mund të zhvillojnë një qasje të përbashkët për të luftuar shtrembërimet dhe gënjeshtrat e rrezikshme dhe gjithashtu të mund të ndërtojmë një ekosistem i cili është i qëndrueshëm.” tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!