T’i adhurosh apo jo idhujt? Ema Andrea përlotet në “Refleksione”

schedule23:00 - 2 Shkurt, 2021

schedule 23:00 - 2 Shkurt, 2021

Aktorja dhe pedagogia Ema Andrea është përlotur në emisionin “Refleksione” teksa ka parë imazhe të Nënë Terezës. E “nxitur” nga këndvështrimi i artistit Robert Alia për idhujt dhe nga imazhet e Nënë Terezës që u transmetuan në emision, Ema nuk mundi t’i mbante dot lotët. Ajo sqaroi se sa herë shikon Nënën Terezën nuk i mban dot lotët.

Sa herë shoh Nënë Terezën më kap një kështu. Nejse, se qarjet televizive bëjnë kështu publicitet. Unë mendoj që njeriu ka nevojë për shembuj. Shembujt shpesh ti ofron shoqëria, t’i ofron fikshën, t’i ofron letërsia, arti. T’i ofron jeta e përditshme” deklaron Ema.

Artistja është treguar kritike me median sepse thotë se sot idhujt po i prodhon ajo dhe në të shumtën e rasteve nuk janë të mirë.  “Sot i ofron media. Se çfarë shembujsh ofron sot media, kjo unë besoj është e rrezikshme. Jo të gjithë jemi dakord me shembujt që ofron media. Problemi është që kush shembull idealizohet dhe projektohet në formë në emër mbiemër për jetën e dikujt” deklaron aktorja.

Gjithashtu aktorja na rrëfen se si i ka ndjekur idhujt në jetën e saj duke kujtuar edhe nënën si idhullin e saj të madh.

Në jetën time ka pasur shembuj, por besoj se i kam dashur këto shembuj se kam gjetur diçka nga vetja të përbashkët. Janë fenomenet që më kanë bërë të vizatohem në disa  dimensione të vetes. Dikush dimensioni artistik. Dikush dimensioni i përulësisë njerëzore, i shërbimit njerëzor. Diku është rebelizmi i artistit. 

Pra sipas meje janë disa dimensione të vetes që janë në mënyrë të pandërgjegjshme apo të ndërgjegjshme apo të artikuluar gjenden tek një shembull që diku më ka ofruar historia dhe diku arti e diku shoqëria. Besoj se shembulli më i rëndësishëm është familja. Në rastin tim është nënë ime. Më shumë pasi ka ikur bëhet idhull në tonalitetin e vet. Sepse nënat shpesh nuk flasin dhe nuk e deklarojnë sesa idhull dhe sesa të forta janë për secilin nga ne” deklaron mes të terash Ema.

Në fund të emisionit Ema ka një mesazh për te gjithë të rinjtë se si duhet ti trajtojmë dhe te sillemi me idhujt. “Unë besoj se kurthi është një idhull nga i cili duhet me shpëtu, jo vetëm rinia por dhe kushdo tjetër. Sepse te kesh gjithë jetën fiksimin e një idhulli të cilin e njeh vetëm nga mënyra se si të është ofruar. Ti nuk arrin dot të krijosh identitet. Do jetosh gjithë jetën me kompeticion, me krahasim. Dhe gjithë ky krahasim do të largoje gjithmonë dhe më tepër nga vetja.

Gjithë ky vrap për ti ngjarë idhullit dhe për tu bërë si idhulli do të krijojë shpesh hapa të pavërtetë sepse jeta e gjithsecilit ka udhëtimin e vet, ka jetën e vet. Ne jemi të papërsëritshëm, dhe pastaj do të krijojë mendoj unë lumturi të rremë, fitore të rreme të cilat i ngjajnë fitoreve të idhullit tënd por ka shumë mundësi që nuk kanë asnjë lidhje me ty. 

Apo do të krijojë edhe vuajtje të rreme sepse nuk po i përngjan dot idhullit tënd. I largohesh gjithmonë e më tepër rrugës tënde. Unë jam gjithmonë e më tepër dakord që  njeriu të gjej vet në jetën e vet se cili është shembulli që do të donte të ndiqte dhe më pas” tha ajo./ Abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!