Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thyhet siguria e WhatsApp

schedule08:45 - 14 Maj, 2019

schedule 08:45 - 14 Maj, 2019

Një grup hakerash ka sulmuar aplikacionin WhatsApp. Në disa celularë është instaluar një system spiunimi. Platforma siguron përdoruesit e saj se bëhet fjalë për një numër të kufizuar njerëzish të prekur nga ky sulm, ndërsa instalimi i sistemit është bërë nëpërmjet një telefonate anonime.

WhatsApp ishte viktimë e një sulmi informatik nga një grup hakerash. Ky i fundit arriti të instalonte një softuer vezhgimi në celularë dhe aparate të tjera, duke shfrytëzuar një nga pikët e dobëta të aplikacionit. Platforma e famshme e mesazheve deklaroi se sulmi ka prekur vetëm një numër të vogël përdoruesish.

WhatsApp i ka kërkuar të gjithë përdoruesve të saj, një milliard e gjysëm persona , që të azhornojnë aplikacionin me versionin e fundit në dispozicion dhe të marrin masat e duhura. Ekspertët sqaruan se për momentin nuk është ende e mundur të përcaktohet se sa njerëz kanë qenë objektiv i sulmit, por këta të fundit janë zgjedhur në mënyrë specifike.
Sistemi i spiunazhit është i njëjtë me teknologjjinë e zhvilluar nga një shoqëri izraelite për sigurinë informatike “NSO Group”. Kjo e fundit sipas Financial Times, konsiderohet dhe si e dyshuara kryesore për sulmin. Pika e dobët e sistemit u zbulua vetëm dissa ditë më parë dhe për momentin nuk dihet se për sa kohë ka vazhduar aktivititeti i spiunazhit. Sistemi instalohej me anë të një telefonate edhe pa përgjigje, nga ana e hakerave drejt telefonit që donin të përgjonin. Në shumë raste më pas telefonata është zhdukur nga kronologjia./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!