Thyhet rekordi, francezi qëndron majë balonës me ajër në mbi 4 mijë metra lartësi

schedule11:04 - 12 Nëntor, 2021

schedule 11:04 - 12 Nëntor, 2021

Një 28 vjeçar francez ka thyer rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në një balonë në 4016 metra lartësi në Francën perëndimore. Remi Ouvrard tha se kushtet e motit ishin “perfekte”, madje ai transmetoi video live momentin epik, shkruan France24

Në 3,500 metra, babai i tha të pushonte për shkak të oksigjenit që pakësohej me shpejtësi, por 28 vjeçari tha se nuk pati probleme me të ftohtin për shkak të balonës e cila ishte e furnizuar me ajër të ngrohtë.

Ouvrard mbante rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2019, të qëndrimit më të gjatë në një balonë në 1217 metra lartësi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!