Thyhet Messi, ylli i Manchester City i “vjedh” fronin

schedule18:05 - 1 Tetor, 2019

schedule 18:05 - 1 Tetor, 2019

Lionel Messi nuk është vetëm një goleador i lindur, por dhe një fantazist me topin, duke dhuruar një numër të madh asistesh për shokët e tij të skuadrës. Sezonin e shkuar në Champions League, ylli argjentinas krijoi plot 24 raste shënimi, një shifër mbresëlënëse.

Megjithatë, sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling, krijoi më shumë se Messi. Anësori anglez krijoi 25 raste shënimi për “Cityzens”, duke marrë fronin dhe duke parakaluar numrin 10 të Barcelonës.

Sot, si Messi, ashtu dhe Sterling, pritet të zbresin titullarë për skuadrat e tyre në Champions League. Manchester City përballet me Dinamo Zagreb sot në mbrëmje, ndërsa Barcelona përplas brirët me Interin të mërkurën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!