Thyen masat e COVID-19, ISHSH gjobit 6 biznese dhe pezullon një aktivitet

schedule16:26 - 24 Qershor, 2020

schedule 16:26 - 24 Qershor, 2020

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1722  inspektime në subjekte.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon monitorimin në kuadër të masave të vendosura për parandalimin e COVID-19.

Në 24 orët e fundit siç raporton Inspektorati janë kryer 1722 inspektime nga të cilat është pezulluar një aktivitet masoneri dhe janë vendosur 6 masa administrative për bizneset që kanë shkelur masat, ndërsa një aktivitet është pezulluar.

“Është pezulluar 1 aktivitet, fasoneri dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. Janë vendosur nga degët Rajonale të ISHSH 2 masa administrative në bar/kafe, 1 masë administrative në markete, në institucion financiar dhe në institucion Publik.

Subjekte të cilët janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Mbi 78 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë.

ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit social, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.