Thyen ligjin e sigurisë kombëtare, arrestohen 4 studentë në Hong Kong

schedule15:18 - 30 Korrik, 2020

schedule 15:18 - 30 Korrik, 2020

Katër studentë në Hong-Kong u arrestuan nga autoritetet kineze, pas disa postimeve në rrjetet sociale. Ata akuzohen për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare.

Këto janë  arrestimet e para qëkur u vendos ligji i sigurisë kombëtare në rajonin e Hong Kongut me datë 1 korrik. Policia njoftoi se ka arrestuar janë 3 meshkuj dhe një femër rreth moshës 16-21 vjeç.

Ata po hetohen sipas nenit 20-21 të ligjit të ri i cili parashikon për këto vepra penale një dënim deri në 10 vite burgim.

Në një konferencë shtypi të mërkurën vonë, zëdhënësi i policisë Lee Kwai-wah tha që organizata “kishte postuar në lidhje me krijimin e një partie të re që mbron pavarësinë e Hong Kongut në mediat sociale”.

“Ne duhet të zbatojmë ligjet edhe nëse krimet janë kryer në internet. Mos mendoni se mund të shpëtoni nga përgjegjësia  dhe të kryeni krime,” shtoi Lee.

Të dielën, grupi publikoi një postim të titulluar “kundër nacionalizmit kinez, ndërto nacionalizmin e Hong Kongut”, i cili lidhej me faqen në Facebook dhe format e rekrutimit për Divizionin e Studentëve të Amerikës në Hong Kong./abcnews.al