Thyen karantinën për një… Ferrari, tërbohen drejtuesit e Bayern Munchen

schedule14:36 - 4 Prill, 2020

schedule 14:36 - 4 Prill, 2020

Një tjetër lojtar ka thyer karantinën te Bayern Munchen dhe ngjarja ka sërish lidhje me një makinë. Jerome Boateng pësoi një aksident, ndërsa Niklas Sule ndodhet në gjendje të mirë. 24-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë tetorin e kaluar dhe rikuperimin e ka festuar me një… Ferrari.

Bild raporton se qendërmbrojtësi ka dalë për të marrë makinën e re, duke thyer urdhrin e klubit dhe qeverisë gjermane. Një veprim që do zemërojë shumë drejtuesit e Bayern Munchen, teksa lojtarin e pret një gjobë e majme.

Interesant ështk fakti që Sule ka zgjedhur makinën e famshme italiane, edhe pse klubi i tij ka sponsor kryesor Audin. Gjithsesi, ai nuk është i vetmi bavarez i dashuruar pas “kokëkuqes”, pasi edhe Lewandovski dhe lojtarë të tjerë kanë bërë të njëjtën zgjedhje më parë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!