Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thyen karantinën dhe bën zgarë me miqtë, gjobitet shoku i Vojvodës

schedule12:57 - 13 Prill, 2020

schedule 12:57 - 13 Prill, 2020

Obbi Oulare ka provuar të luajë me Watford dhe Belgjikën U21, ndërsa verën e kaluar u transferua te Standart Liezh, aty ku aktivizohet edhe Mërgim Vojvoda. Sulmuesi 24-vjeçar ka thyer karantinën dhe ka zgjedhur të bëjë një zgarë me katër miq të tij, në një zonë rreth 60 km nga Liezhi.

Policia ka zbarkuar dhe të pestë janë gjobitur me nga 250 euro sipas raportimeve që vijnë nga Belgjika. 24-vjeçari tregon gjithçka për Het Nieuwsblad dhe thekson se nuk po bënte ndonjë gabim, edhe pse nuk duhet të kishte dalë nga shtëpia.

Nuk po zhvillonim ndonjë party, por fqinjët lajmëruan policinë. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gabim. E kuptoj që policia ka detyrën e vet, por nuk duhet ta teprojnë”, thekson Obbi Oulare, i cili ia ka hedhur me një gjobë të vogël. /abcneWs.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!