Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thyen heshtjen Flaura Kureta: Udhëtimi nis me pianon, por skena më jep ndjesinë e shtëpisë së vërtetë

schedule14:46 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 14:46 - 16 Dhjetor, 2025

Aktorja Flaura Kureta thyen heshtjen në një bisedë në “Pas Mesnate”, duke ndarë me publikun jo vetëm rrugëtimin e saj artistik, por edhe copëza intime nga jeta private.

Udhëtimi i saj nis me pianon. Muzika ishte dashuria e parë, ajo që i hapi dyert e botës së bukurës. “Dashurinë për artin dhe estetikën ma ka ushqyer mamaja ime”, rrëfen Flaura, duke kujtuar fillesat dhe mbështetjen familjare që e ka shoqëruar në çdo hap.

“Teatri për mua është një dashuri e madhe, që më ka mbushur jetën dhe shpirtin. Është nga ato dashuritë pa kushte. Si aktore asnjëherë nuk e kam dashur famën, po kam dëshiruar shkëlqimin në skenë, pas interpretimit të rolit. Aty të mbesë tea jo kutia magjike” thotë ajo.

“Në skenë jap gjithçka, pa kursim. Aty jam e tëra unë”, shprehet aktorja, e cila ka spikatur si në role komike ashtu edhe në ato dramatike.

Flaura thotë se e konsideron veten me fat që ka ndarë skenën me emra të mëdhenj të teatrit shqiptar.

“Është fat të luash krah Ndrenikës, Arbanes dhe Seles. Janë njerëz të thjeshtë në madhështinë e tyre, të japin siguri dhe të mësojnë pa e kuptuar”, thotë ajo me mirënjohje.

Një rol të veçantë në formimin e saj ka pasur edhe bashkëpunimi me regjisorë të mëdhenj ku nënvizon te ata,  rëndësinë e besimit dhe vizionit artistik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!