Thumbon sërish Balotellin, Chiellini: Kean? Rebel i madh, s’e zgjonte alarmi

schedule17:42 - 31 Maj, 2020

schedule 17:42 - 31 Maj, 2020

Pjesë të tjera të autobiografisë së Giorgio Chiellinit, “Io, Giorgio”, janë bërë publike. Kapiteni i Juventusit ka thumbuar sërish Mario Balotellin, teksa ndalet edhe te Moise Kean. Sulmuesi 20-vjeçar është rritur te bardhezinjtë, por u transferua tek Everton verën e kaluar.

Antonio Cassano e kishte idenë e futbollit, ndërsa Mario Balotelli kishte vetëm gjuajtjen e fortë. Ka nga ata që krahasojnë Moise Kean me të. Ky i fundit është rebel dhe i pakontrollueshëm, por është krejtësisht i ndryshëm nga Mario.

Moise është dënuar shumë herë kur ishte me të rinjtë e Juventusit, por te skuadra e parë është treguar gjithmonë i respektueshëm. Ka raste kur nuk e dëgjon alarmin e zgjimit dhe vonohet, por janë sjellje që mund të ndryshohen pa probleme“, shkruan Chiellini. /abcnews.al