Thumb/ Emocionet dhe prapaskenat e koncertit të Mentor Hazirit

schedule18:04 - 17 Nëntor, 2018

schedule 18:04 - 17 Nëntor, 2018

Mentor Haziri mbajti koncertin e tij recital në Tiranë pak ditë më parë dhe “Thumb” ka qenë aty gjatë gjithë kohës, në prapaskenë, në prova duke filmuar çdo emocion dhe batutë të momentit.

Edhe pse prej disa kohësh i tërhequr për tregun muzikor shqiptar, Mentor Haziri erdhi me “Shtigje Tingujsh” për ti risjellë publikut emocionet që vetëm ai di të përçojë. Këngëtari i mirënjohur tregoi ndjesitë që kishte gjatë momenteve që koncerti po afrohej dhe arsyen së përse i kishte vënë këtë emër.

“Ndjehem bukur shumë, pa shumë stres. Por ka edhe stres, por po e menaxhoj super mirë.”

-Përse ke vendosur ta quash “Shtigje Tingujsh”?

“Sepse janë tingujt ndër vite që kam mbledhur të këngëve dhe po i bashkoj në këtë shtegun këtu.”

-A mendon se njerëzit që të vijnë në koncert vazhdojnë ti mbajnë mend këngët e tua ndër vite?

“Jam i bindur se po.”

Sigurisht, përtej provave e rëndësishme ishte dhe një tjetër element i koncertit, veshja. Thumbi ishte pranë këngëtarit si kurator special imazhi. Veshja e përgatitur nga stilisti Joni Peçi solli një reflektim të bodës së brendshme të artistit.

Joni Peçi: “Kam menduar që ta veshim ashtu siç Mentori është vetë në shpirt. Stil gotik me shumë klas dhe detaje të sofistikuara në qëndisje të xhaketës.”

Pas orëve të tëra provave për kostumin, si përfundim Mentori zgjodhi të zezën që nuk e tradhëton kurrë, jo vetëm sepse është në modë, por edhe për të mbuluar kilogramët e tepërt që sigurisht eklipsohen nga zëri i tji i rrallë.

Në natën e madhe edhe Thumbi dha suportin si fansa të Mentorit, por gjithashtu duke e ngacmuar paksa.

“Kam emocione, por janë të bukura, pozitive.”

-A ke ndonjë person shumë të veçantë aty sonte?

“Të veçantë janë familja që kanë ardhur të tërë, por edhe publiku në përgjithësi.”

Në fund të koncertit “Shtigje Tingujsh” të gjithë pjesëmarrësit brohoritën për këngëtarin. Pas recitalit ai dha ndjesitë e tij nga të gjithë kjo eksperiencë.

-Si ndjehesh tani që çdo gjë mbaroi, jë pak më i qetë?

“Kaluam shumë mirë. Energjia, njerëzit, më vjen mirë që erdhën shumë kolegë dhe prandaj u kënaqëm.”

-Pra rezultoi një mbrëmje e suksesshme?

“Absolutisht, definitivisht. Ishte pak stres, por doli shumë bukur, jam shumë happy.”

-Çfarë do të bëjë Mentori tani që saga e këtij koncerti mbaroi?

“Një këngë shumë shpejt. Një këngë shumë e bukur. Përveç Këngës Magjike edhe një këngë të re.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!