E ftuara e tretë e kësaj puntate të emisionit Thumb nga Fatma dhe Aulona ishte Aurela Hoxha. Si i ka marrëdheniet me alkoolin? Ajo na ka rrëfyer disa histori interesante se çfarë ka bërë pasi ka kthyer dy gota.
Aurela tregoi për Thumb pasionin e saj për udhëtimet dhe arsyen se përse është larguar nga ekrani.
“Përveç faktit që kisha një periudhë që po i detikohesha biznesit tim, mendoja që kisha dhe unë pak nevojë për pushim larg gjithë vëmendjes.”
Gjithashtu ajo rrëfeu dhe marrëdhënien e saj me banakun.
“Tani që po e mendoj është hera e parë që jam ulur në banak. Sepse aty jam e ekspozuar, ndërsa unë jam shumë e turpshme.”
Pas disa tentativave të Fatmës dhe Aulonës për ta nxitur Aurelën që të pijë alkool, ajo u tregoi dhe arsyen se përse nuk e konsumonte atë.
“Nuk pi fare. Kur mendoj që po bëhem e mërzitshme pi pak fare dhe mjafton aq. Ndërsa një hërë vendos të shkoj në Amerikë për ditëlindjen e vëllait për ti bërë një surprizë. Shkoj tek lokali dhe të gjithë pinin vodka. Unë pija vetëm pak fare dhe mu afrua njëra që më shtyu të pija dhe pas dy gotave jam fikur dhe jam zgjuar të nesërmen në krevat dhe të gjithë menduan s ekisha vdekur. Ishin shqetësuar të gjithë dhe u them që e kam nga alkooli, sepse ishin shqetësuar.”