Thumana 14 orë nga përvjetori i dytë i tragjedisë, Rama: Për Vitin e Ri gëzuar në shtëpitë e reja

schedule15:05 - 25 Nëntor, 2021

schedule 15:05 - 25 Nëntor, 2021

Një ditë përpara dy vjetorit të tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ishte në Thumanë.

Ai ndoqi nga afër dorën e fundit që po u jepet punimeve dhe kërkoi që gjitha të jetë gati për banorët që të futen brenda në shtëpitë e reja për Vitin e Ri.

Këto për Vitin e Ri duhet të jenë të mbaruara. Për Vitin e Ri të bëjnë të gjithë gëzuar në shtëpi” ishte urdhri i kreut të qeverisë për firmën që po kryen punimet.

Tërmeti na testoi, por ja dolëm. Ne krenohemi me atë që kemi bërë, por nuk mjafton” tha zv/ kryeministri Arben Ahmetaj.

Lexo edhe: “Ku je more demokrat”, Rama batuta në Thumanë: Nuset dhe vjehrrat tani do të duhen më shumë

I pranishëm ishte edhe Behgjet Pacolli, që është njëri nga njerëzit që ka ndihmuar në procesin e rindërtimit.

Unë kam mbështetur idenë e kryeministrit pas një bisede të shkurtër që pata me të vetëm dy ditë pas tërmetit. E pashë që dëshira e tij ishte tepër e madhe, si t’ja bëjmë sa më shpejt që t’ju garantojmë qytetarëve shtëpi.

Kontaktova familjen dhe kërkova këshilla dhe ndihmën e tyre dhe m’u përgjigjën për të kontribuar me atë që mundemi dhe atë që dimë. Jam i lumtur që edhe unë kam bërë diçka për familjet. U priftë e mbara gjithmonë” tha ai.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!