Reperi shumë i dashur nga vajzat, Capital T ka folur si rrallëherë për jetën e tij sentimentale dhe planet e tij për martesë.
I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” me Robert Berishën, ai zbuloi se për momentin është beqar. Sakaq, theksoi se nuk është ende koha e duhur për t’u martuar.
“Thjesht nuk i ka ardhur koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ke të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ke kohën me ja dedikuar dikujt siç duhet. Besoj zoti e ka shkruar një fat për mua edhe kurdo që vjen mirësevjen”, u shpreh Kapo.
Kujtojmë që prej disa kohësh, reperi po përflitet se është në një lidhje me modelen Adrola Dushi, edhe pse asnjë nga dyshja nuk e ka konfirmuar publikisht, faktet thonë të kundërtën./abcnews.al