Thuhej se nuk flasin, Fifi sqaron njëherë e mirë raportin me Luana Vjollcën

schedule07:26 - 15 Prill, 2021

schedule 07:26 - 15 Prill, 2021

Janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën përkatëse personale, por gjithashtu dhe për raportin me njëra-tjetrën. Luana Vjollca dhe Fifi kanë punuar bashkë në emisionin e moderatores, ku këngëtarja ka dhuruar performanca mjaft të këndshme muzikore.

Mirëpo, javët e fundit është përfolur lart e poshtë për një krisje të raportit të tyre. Arsyeja? Fakti që urimi i Luanës për ditëlindjen e Fifi-t nuk u duk gjëkundi. Për më tepër, Luana nuk ishte pjesë e të ftuarve VIP në festën që organizoi këngëtarja për 27 vjetorin e lindjes.

Por çfarë ka ndodhur realisht mes tyre? Fifi ka sqaruar një herë e mirë raportin duke iu përgjigjur një ndjekësi. “E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ka shkruar Fifi, ndërsa ka etiketuar Luanën, shoqëruar me një zemër në ngjyrë vjollcë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!