Thuajse gjysmë milioni të vdekur nga 10 vite luftë në Siri, 25,000 prej tyre fëmijë

schedule13:22 - 1 Qershor, 2021

schedule 13:22 - 1 Qershor, 2021

Një dekadë lufte në Siri u ka marrë jetë thuajse gjysmë milioni personave. Lajmi bëhet i ditur në një raport të bërë së fundmi nga Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Organizata jo-qeveritare me bazë në Britani me një rrjet të gjerë burimesh ushtarake dhe mjekësore në të gjithë Sirinë, raportoi sot se që nga fillimi i luftës në vitin 2011, janë regjistruar 494,438 humbje jete, shkruan abcnews.al

Regjistrimi i mëparshëm i Observatorit, i lëshuar në Mars, e llogariste numrin e të vdekurve në 388,000. Megjithatë, organizata bën të ditur se në shifrat e tyre nuk përfshihen mbi 47,000 të arrestuar, të cilët thuhet se u torturuan për vdekje në burgjet e regjimit, por vdekjet e tyre nuk janë konfirmuar.

Një total prej 159,774 civilësh kanë humbur jetën që nga shpërthimi i konfliktit, duke përfshirë më shumë se 25,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç, sipas Observatorit. Sipas OKB,  sulmet nga regjimi sirian dhe milicitë e tij aleate janë përgjegjëse për shumicën e këtyre vdekjeve.

Të paktën 168,000 luftëtarë pro-regjimit janë vrarë gjithashtu, më shumë se gjysma e tyre ushtarë sirianë. Midis aleatëve jo-sirianë të Damaskut, 1,707 luftëtarë shiitë libanezë të Hezbollahut janë vrarë, sipas Observatorit.

Përleshjet gjithashtu morën jetën e 79,844 rebelëve, duke përfshirë Islamistë dhe 68,393 xhihadistë, kryesisht nga “Shteti Islamik” dhe Hayat Tahrir al-Sam, ish dega Siriane e al-Kaidës. Observatori gjithashtu dokumentoi 57,567 vdekje në burgjet qeveritare dhe qendrat e tjera të paraburgimit të regjimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!