Thuajse 6 muaj nga nisja e luftës, SHBA gati 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

schedule19:46 - 23 Gusht, 2022

schedule 19:46 - 23 Gusht, 2022

SHBA do të verë në dispozicion të Ukrainës 3 miliardë dollarë të tjera ndihmë ushtarake. Sipas raporteve, SHBA pritet të shpallë një paketë shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën prej rreth 3 miliardë dollarësh.

Associated Press citon zyrtarët amerikanë të kenë thënë se paketa e re do të shpallet të mërkurën, ditën kur lufta në Ukrainë arrin kufirin gjashtëmujor. Paketa e ndihmës me armë prej 3 miliardë dollarësh do të bëhet kështu paketa më e madhe e tillë e ndihmës që SHBA ka ofruar për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Paratë do të përdoren për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për vitet në vijim, si dhe për të financuar kontrata për drone, armë dhe pajisje të tjera që mund të mos shohin frontin e betejës për një ose dy vjet, thanë burimet, raporton AP.

Ndryshe nga shumica e paketave të mëparshme të ndihmës, financimi i ri do të synojë të ndihmojë Ukrainën të sigurojë nevojat e saj të ardhshme të mbrojtjes, sipas zyrtarëve të njohur me këtë çështje. Paketat e mëparshme fokusoheshin në nevojat më imediate të Ukrainës për armë dhe municione. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!