Që në gusht të vitit 2021, anija cisternë “Lana” ose “Pegas” e ankoruar në gjirin e Karystos ka qenë nën vëzhgimin e shërbimeve të sigurisë amerikane, pas informacioneve se ishte përdorur për transportimin e naftës iraniane në Rusi, shkruajnë mediat greke.
Në fakt, 700,000 fuçi naftë bruto në rezervuarët e anijës cisternë janë ngarkuar nga ishulli Siri në Iran, më 19 gusht 2021, dhe që atëherë pronari është në kërkim të një blerësi, por pa dobi. Pegas thuhet se është e përfshirë në listën ruse për transportimin e naftës së papërpunuar iraniane në portin e Kavkazit të Detit të Zi të kontrolluar nga Rusia, sipas një marrëveshjeje dypalëshe të nënshkruar midis Rusisë dhe Iranit në 2017.
Nuk është thjesht një rastësi, atëherë United Against Nuclear Iran (një organizatë jofitimprurëse në SHBA), i cili përbëhet nga ish-operativë të CIA-s, lëshoi një deklaratë javën e kaluar në të cilën lideri i saj Mark Wallace tha: Greqia dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk duhet të ndërpresin angazhimet e Pegas, i cili është i ngarkuar me naftë nga Irani.
Greqia është anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-s. Si anijë cisternë ashtu edhe ngarkesa e saj janë subjekt i sanksioneve për lidhjen e tyre me regjimet ruse dhe iraniane. I kërkojmë Kryeministrit të vazhdojë menjeherë me proçedurat për sekuestrimin e “Lana”.
Anija cisternë me flamurin rus “Lana” ose “Pegas” është ankoruar në Karystos që nga 14 prilli. Ajo u nis nga Marmaris, në brigjet jugperëndimore të Turqisë, dhe thuhet se ishte gati që ngarkesa e saj të ringarkohej në një anije tjetër ruse në jug të Kalamatës midis 15 dhe 17 prillit, raporton abcnews.al.
Gjatë udhëtimit, “Lana”, me një ekuipazh prej 19 marinarësh rusë, pësoi dëmtime mekanike dhe me ndihmën e një rimorkiatori lundroi deri në gjirin e Karystos, ku qëndron edhe sot e kësaj dite.
Të nesërmen, cisterna u sekuestrua me arsyetimin se kompania është një nga më shumë se 800 subjektet e sanksionuara të regjimit të Putinit. Në fakt, deri në mes të marsit, anija cisterne i përkiste bankës ruse Promsvyazbank, ndaj së cilës u vendosën sanksione, me nismën e SHBA-së.
Në 24 orët e ardhshme u mor vendimi për sekuestrimin e saj, pasi nga inspektimi më 17 mars u zbulua se anija cisterne ndryshoi pronësinë e saj dhe iu transferua Transmorflot, me seli në Rusi, por që nuk ishte pjesë e sanksioneve.
Duke pasur parasysh rrezikun, SHBA-të paraqitën një kërkesë pranë autoriteteve gjyqësore të vendit, duke kërkuar sekuestrimin e ngarkesës dhe hetimin e saj. Pas konsultimeve për këtë çështje dhe presioneve nga ana tjetër, ndërhyri prokurori i Kalkidës, i cili tashmë është në krye të hetimeve.
Ka dyshime se nafta në anijen cisterne “Lana” do të transferohej në një anije tjetër, po ashtu të interesave ruse, me destinacion Detin e Zi.
/abcnews.al