Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Thriller në Greqi, gjenden eshtra njerëzish pranë një spitali fëmijësh, kujt dyshohet se i përkasin

schedule17:10 - 1 Tetor, 2021

schedule 17:10 - 1 Tetor, 2021

Një alarm i është dhënë autoriteteve të policisë së fundmi në Greqi, pasi eshtra njerëzish u gjetën në Penteli në orët e para të së mërkurës.

Më konkretisht, një person duke ecur në mëngjes, i gjeti eshtrat te vendosura pranë spitalit të fëmijëve në Penteli.

Ai njoftoi menjëherë policinë. Në të njëjtën kohë, një antropolog mbërriti atje dhe mori eshtrat.



Nga dëshmitë e para duket se eshtrat janë me identitet dhe gjini ende të panjohur. Në të njëjtën kohë, oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastet janë duke kërkuar listat e personave të zhdukur dhe të vrarë në mënyrë që të hedhin më shumë dritë mbi rastin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!