Sot është një ditë e veçantë për “Threedots”, pasi Flori Mumajesi feston ditëlindjen. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar kantautorin, mes të cilëve nuk kishte si të mos mungonte edhe ai i Brunos dhe Klajdi Harunit.
Ndërsa kanë ndarë një foto me mikun e tyre, djemtë kanë zgjedhur të njëjtat fjalë për ta uruar bashkëpunëtorin e tyre prej vitesh. “Gëzuar ditëlindjen vllai im, rrugën e kemi shuuumë të gjatë bashkë e me dashuri që rritet çdo ditë.”, ka shkruar Klajdi.
“Gëzuar ditëlindjen vllai im!!! Rrugën e kemi të gjatë bashkë dhe uroj të të shoh gjithmonë të lumtur e plot shëndet.”, ka qenë urimi i Brunos. Djemtë prej vitesh punojnë së bashku dhe kanë disa bashkëpunime. Është përfolur se ata po punojnë për të sjellë një tjetër projekt të përbashkët, por nuk dihen detaje se kur pritet të publikohet. /abcnews.al/