Chelsea është nxjerrë në shitje pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë dhe Roman Abramovich dhe shumë oligarkë rus janë bllokuar prej kësaj nga Britania e Madhe dhe shtete të tjera të mëdha në Europë.
Nisur nga kjo situatë ka nisur të flitet edhe për kalimin e trajnerit Thomas Tuchel në verë te Manchester United. Një qëndrim për këtë e ka mbajtur edhe Ralf Rangnick, i cili aktualisht drejton United.
“Thomas Tuchel është trajner i Chelsea tani. Tani ka një çështje rreth pronësisë së këtij klubi, por nuk ka kuptim të spekulohet se ai është kandidat për stolin e United në verë.
Nuk ka kuptim as të mendosh as të spekulosh për këtë. Më pëlqen stili i tij, ai është një trajner i nivelit të lartë”, ka deklaruar trajneri gjerman i “Djajve të kuq”. / abcnews.al