Thomas Tuchel i thotë “jo” Leonardos për objektivin e Milanit

schedule14:25 - 24 Shtator, 2020

schedule 14:25 - 24 Shtator, 2020

Tiemoue Bakayoko mbetet një emër që lidhet me Milanin, skuadër në të cilën ai bëri një gjysmë sezoni shumë të mirë. Francezi vjet kaloi në Francë te Monaco, ndërkohë që tani Chelsea pret ofertën e duhur për mesfushorin.

Milani e tentoi dhe madje u raportua edhe për akord mes klubit dhe futbollistit, por kërkesat e Chelsea janë konsideruar të larta nga italianët. së fundmi raportohet se braziliani Leonardo ka tentuar ta çoje te PSG.

“Le 10 Sport” raporton se ish-drejtori i Milanit ia ka propozuar trajnerit Thomas Tuchel, por gjermani nuk e preferon. Ai dëshiron mesfushorë të një tjetër profili. Kështu Bakayoko nuk mund të transferohet te kampionët e Francës dhe mbetet ende në lojë për Milanin. /abcnews.al