Thomas Strakosha me ide të qarta për të ardhmen, qëndrimi i Inzaghit i vë vulën

schedule16:43 - 21 Maj, 2021

schedule 16:43 - 21 Maj, 2021

E ardhmja e Thomas Strakoshës është në dyshim prej kohësh te Lazio. Ky sezon ishte një ndër më të vështirët në karrierën e tij, pasi pas dëmtimeve dhe infektimit me Covid-19, ai nuk e pa më rregullisht vendin e titullarit.

Trajneri Simone Inzaghi nuk e fali pas një gafe në rikthim portierin e kombëtares sonë dhe e abonoi menjëherë me stolin, duke aktivizuar Pepe Reina në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Pas kësaj Strakosha i shfaqi qartë pakënaqësitë e tij dhe i hapi derën largimit në verë.

Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe në rast se nuk rinovon, largohet. Corriere della Sera tregon situatën e portierit kuqezi. Spas kësaj medie e ardhmja e Strakoshës lidhet ngushtë me atë të Simone Inzaghit.

Në rast se ai konfirmohet në krye të stolit të Lazios, largimi i Strakoshës është i pashmangshëm. Ndërkohë, nëse trajneri largohet, Strakosha do jetë gati të shqyrtojë situatën e tij në klub, teksa nuk është aspak dakord të kalojë një tjetër sezon në stol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!