“Thoja ku është gabimi im”, Ema Andrea flet për ngacmimet seksuale në punë

schedule16:14 - 25 Shkurt, 2021

schedule 16:14 - 25 Shkurt, 2021

Ema Andrea është një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare. Përpos kësaj, Andrea ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për mbështetjen e madhe ndaj kauzave për mbrojtjen e të drejtave të grave. Në një intervistë për “DW”, duke marrë shkas nga akuzat që janë ngritur për regjisorin serb Miroslav Aleksic, aktorja ka rrëfyer se dhe gjatë karrierës së saj është përballur me ngacmime seksuale.

Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksëve në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë “JO” ose këtë refuzime për të mos dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë. Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’

Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevoje sa të mund të krijoj raporte banale? Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”, shprehet Andrea. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!