“Thirrjet raciste ndaj Vinicius”, reagon klubi i Valencia: Jemi kundër çdo forme diskriminimi

schedule09:50 - 22 Maj, 2023

schedule 09:50 - 22 Maj, 2023

Valencia arriti një fitore me shumë polemika pasditen e djeshme ndaj Real Madrid, ku padyshim fokusi kryesor ishin koret raciste në drejtim të anësorit të “galaktikëve”, Vinicius Junior, thirrje që detyruan këtë të fundit të lërë më herët fushën e blertë pas daljes me kartonin e kuq në fundin e lojës.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar në mënyrë zyrtare dhe klubi i Valencia, të cilët me anë të një deklarate të postuar në faqen e tyre zyrtare thanë se klubin dënon publikisht çdo formë abuzimi dhe diskriminimi në sportin e bukur të futbollit.

“Valencia dënon publikisht çdo formë abuzimi dhe diskriminimi në futboll.

Klubi është i përkushtuar ndaj vlerave të respektit dhe shpirtit sportiv, rikonfirmon publikisht qëndrimin e tij kundër dhunës fizike dhe verbale në stadiume dhe shpreh keqardhjen për ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes së xhiros së 35-të të La Liga kundër Real Madrid.

Edhe pse ky është një episod i vetëm, fyerjet nga asnjë lojtar i skuadrës kundërshtare nuk kanë vend në futboll, ato nuk korrespondojnë me vlerat dhe shpirtin e Valencias.

Klubi po heton ngjarjen dhe do të marrë masat më të rënda. Në të njëjtën kohë, Valencia dënon çdo formë sulmi dhe kërkon që tifozët tanë të respektohen”,- thuhet në deklaratën e plotë të klubit, pas thirrjeve të shëmtuara ndaj Vinicius. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!