Rolandas Baravykas, mbrojtësi i Kukësit, është grumbulluar nga Lituania për miqësoren me Kosovën dhe duelet kualifikuese të Katar 2022 kundër Zvicrës dhe Italisë. Verilindorët do të kenë me kombëtaret edhe tre lojtarët të tjerë.
Bëhet fjalë për tre të rinj, që janë ftuar nga Alban Bushi në grumbullimin e Shqipërisë U21 që do të luajë edhe një miqësore me Tiranën. Detajet nuk janë mësuar ende, ndërkohë që Kukësi ka publikuar emrat e lojtarëve të grumbulluar.
Njëri prej tyre është portieri Angelo Tafas, titullar në pjesën e parë të sezonit me Kukësin. Me Shpresat kuqezi do të grumbullohen për herë të parë edhe mbrojtësit Redon Dragoshi dhe Altin Bytyçi.
Ky i fundit ka aplikuar prej kohësh për pasaportë shqiptare dhe lë kështu Kosovën, me të cilën është aktivizuar më parë me 19-vjeçarët. Bytyçi e kishte pritur me dëshirë diçka të tillë, pasi edhe në të shkuarën ka qenë pjesë e seleksionimeve te moshat e Shqipërisë, por më pas nuk i tha “jo” Kosovës kur e ftoi. /abcnews.al