Thirrjet në stadium “Rama ik”, Rakipllari: Një frustrim i shoqërisë që nuk e pret se ku mund të jetë

schedule22:18 - 19 Nëntor, 2019

schedule 22:18 - 19 Nëntor, 2019

I ftuar në emisionin “Provokacija” e Mustafa Nanos, drejtori i informacionit  të “News24”, Robert Rakipllari ka folur për atmosferën e krijuar në stadiumin “Air Albania”duke e cilësuar si të veçantë. Si tifoz të Kombëtares që jemi pritshmëritë i kemi të larta, u shpreh Rakipllari.

Fishkëllimi që i bënë himnit francez për Rakipllarin ishte një përgjigje ndaj ngatërrimit të himnit kur u luajt ndeshja në Francë, një gjest i shëmtuar sipas tij.

“Shoqëria shqiptare nuk ka logjikën se “Jo-ja” e negociatave ishte për shkak të presidentit francez, Emmanuel Macron. Ajo që bëri Presidenti francez ishte një përgjigje pozitivë për Shqipërinë.  Ai u fokusua te azilantët dhe u shpreh se nuk mund të dënojmë një vend si Shqipëria dhe të pranojmë Maqedoninë”, tha Rakipllari.

Në studio Rakipllari ka folur për përgjigjen negative të Francës për negociatat, përgjigje të cilën ai e sheh si pozitive.

“Franca dhe BE i ka dhënë vendit shumë më tepër se negociatat, i ka dhënë lëvizjen e lirë. Refuzimi i Francës shkaktoi reagime të ndryshme, por kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman ishin shpëtim për demokracinë shqiptare. Rezoluta gjermane i jepte zgjidhje krizës politike”, tha ai.

“Unë isha atje për të parë ndeshjen, por ajo atmosferë e krijuar kishte një lloj trysnie politike. Thirrjet ishin për të dhënë efektin jashtë stadiumit. Nuk di nëse është e programuar, sepse po ndodhte në disa anë të tribunës. Praktikisht jemi në një pushtet një partiak dhe ky lloj frustrimi ndihet gjithandej. Një revolte shoqërore që nuk e pret se ku mund të jetë”, shprehet ai./abcnews.al