Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Berisha, thirrje të hapur për luftë/ Kërkon sulm ndaj selive të PS, asnjë reagim nga agjencitë e ligjit

schedule15:25 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:25 - 21 Shkurt, 2026

“Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballjeje, forcat e kryengritësve të armatosur devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundërt.

U duk si një lapsus frojdian. Por mesa duket e ka seriozisht. Pa kaluar 24 orë nga kjo deklaratë që klasifikohet si përpjekje për grusht shteti, Sali Berisha e zyrtarizoi qëndrimin e tij antikushtetues. Pas një proteste të dobët në numra, por të larmishme në dhunën që nuk kurseu as xhamitë me besimtarë, i bëri ftesë për luftë grupeve të tij të zjarrit, kur kërkoi mobilizimin e tyre për të sulmuar selitë e Partisë Socialiste në mbarë vendin.

“U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do t’u përpiqet ju ashtu siç e meritoni”, tha Sali Berisha, kryetar i PD-së



Sali Berisha quan sulm erën e fortë dje pasdite që solli aromë gazi lotsjellës në oborrin e PD, ku ai rrinte vetëm, ndërsa të tijtë hidhnin molotovë mbi flamujt kombëtarë në dyert e institucioneve, policinë, kuvendin, bile dhe xhamitë. As izolimi nga ndërkombëtarët e as thirrjet për protesta pa molotov nuk kanë efekt tek Berisha, i cili jo vetëm nuk heq dorë nga aktet e dhunës, por i nxit e urdhëron ato.

“Do të marrin urdhër protestuesit që çdo të maskuar ta zhveshin, ta kenë objekt dhe ta sulmojnë për t’i hequr maskën. Dje kanë përdorur me qindra patronazhistë civilë që ndiqnin demokratët. Edhe ata do të ndëshkohen në vend. Protesta jonë është paqësore”, theksoi ai.

Ata që i referohet si patronazhistë, ishin policë kriminalë që ndiqnin ngjarjet nga afër dhe ruanin institucionet publike, përfshirë dhe xhaminë e madhe të Namazgjasë.

Mbrëmja e 20 shkurtit do të mbahet mend jo vetëm për aktet e dhunës në drejtim të institucioneve shtetërore, por dhe për molotovët e fishekzjarrët e hedhur fare pranë besimtarëve myslimanë, të cilët po falnin namazin e teravive të muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë e Namazgjasë.

Thirrjet e Sali Berishës tashmë janë përtej shkeljes së ligjit. Kreu i PD po sfidon kushtetutën. Në këtë pikë organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese po përballen me spiralen e re të dhunës së Sali Berishës, që duket nuk ka ndryshuar që prej vitit 1997.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!