Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur procedimin ne gjendje te lirë për 11 shtetasve grekë të cilët mesditën e së enjtes gjatë ceremonisë mortore në Bularat kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare.
Pas shpalljes “non grata” të 52 shtetasve grek, Prokuroria e Gjirokastrës dhe policia ka proceduar në gjendje të lirë 11 persona për nxitje të urrejtjes, kalim të paligjshëm të kufirit dhe bllokim të rrugëve nacionale.
Babis Karathano dhe Anestis Kacis janë dy ekstremistët grek ndër më kryesorët si edhe drejtuesit të evidentuar që bënë thirrje raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë.
- Th.P., banues në Patra;
- Th.A., banues në Athinë;
- K.G., banues në Athinë;
- A.P., banues në Igumenicë;
- Th.P., banues në Piurgu Ilias, Peloponez;
- D.K., banues në Igumenicë;
- P.P., banues në Igumenicë;
- M.D., banues në Igumenicë;
- Ch.K., banues në Athinë;
- Th.S., banues në Livadhja, Sarandë;
- A.P., banues në Prevezë.
Të shoqëruarit janë marrë në pyetje dhe janë verifikuar nëse kanë qenë përgjegjës për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt. Rezulton se kufirin e ka kaluar në mënyrë të paligjshme ekstremisti grek Karafanos, i cili nuk është i regjistruar në asnjë nga pikat e kalimit kufitar në Shqipëri.
Nuk dihet ende se si ak hyrë në Shqipëri, por thuhet se ka hyrë përmes kufirit të gjelbër. Ne ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas morën pjesë mbi 1 mijë grekë të ardhur nga shteti helen, ndërsa nuk munguan thirrjet anti-shqiptare. Nuk munguan as ofendimet në adresë të gazetarëve shqiptarë, Ekstremistët shpalosën një flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar “Vorio Epiri është Greqi, dhe Maqedonia është Greqi!” /abcnews.al