Debutimi i Bakayokos pas rikthimit te Milani ishte për tu harruar. Performaca e tij nuk zgjati me shumë se një e katërta e një ore për shkak të një dëmtimi të pësuar.
Fatkeqësisht edhe pse pak minuta në fushë, ishin mjaftueshëm që ultrasit e Lazios të mbuloheshin me turp, duke drejtuar thirrje vulgare e raciste ndaj mesfushorit të Rossonerëve.
Fakt ky, që nuk kaloi pa u vënë re nga pjesa e tjetër e stadiumit dhe as nga klubi i Milanit i cili vendosi ta denonconte menjëherë incidentin.
“Lidhur me koret raciste në adresën e futbollistit tonëë Bakayoko, që vjen nga sektori mysafir, dhe i paralajmëruar nga disa gazetarë dhe spektatorë, AC Milan pas kontrollove të duhura po shqyrton paraqitjen e një ankese në FIGC,” mbyllet njoftimi. /abcnews.al/
In merito ai cori discriminatori all'indirizzo del nostro calciatore @TimoeB08 provenienti dal settore ospiti e avvertiti da alcuni giornalisti e spettatori, AC Milan dopo le opportune verifiche sta valutando di presentare un esposto alla FIGC#WeRespAct #WeTheFamily pic.twitter.com/0Zv4TjdwfY
— AC Milan (@acmilan) September 12, 2021