Thirrje dhe shishe kundër zyrtarëve të EULEX-it! Mbështetësit e UÇK kundër arrestimeve dhe bastisjes

schedule21:09 - 25 Shtator, 2020

schedule 21:09 - 25 Shtator, 2020

Në Prishtinë zyrtarët e misionit EULEX-it bastisën zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së duke sekuestruar kompjutera, dosje dhe materiale të vlefshme sipas tyre për hetimin.

Por situata nuk ka kaluar pa tensione, pasi mbështetës të UÇK-së kanë gjuajtur me shishe në drejtim të zyrtarëve të EULEX-it në momentin që dalin nga zyrat e organizatës.

Ndërkohë që avokati, Tomë Gashi u shpreh se dy të arrestuarit, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinajt janë duke i transferuar për në Hagë.

Ne nuk kemi faj që persona të panjohur kanë sjellë dokumente në OVL. Jam i informuar se janë në përgatitje e sipër për t`u transferuar në Hagë.

LEXO EDHE: U prangos për dosjet, ja çfarë tha Haradinaj në intervistën e fundit në Abc News para arrestimit

Procesi i bastisjes ka përfunduar”, tha Gashi. Aksioni i EULEX-it është bërë disa ditë pasi OVL- UÇK publikoi në tri seri dosje të Gjykatës Speciale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi doli në mbrojtje të veteranëve duke thënë se është cënuar legjitimiteti i Gjykatës Speciale me arrestimet dhe bastisjet. db/Abcnews.al