Thirrja për një bllok shqiptaro-maqedonas/ Analisti: I nevojshëm, do ta mbante vendin në ‘binarët’ e integrimit evropian

schedule16:44 - 22 Shtator, 2023

schedule 16:44 - 22 Shtator, 2023

Analisti Xhelal Neziri, gjatë intervistës për “Ballkan Update”, komentoi edhe propozimin e kreut të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetit për të krijuar një front evropian, ku do të merrnin pjesë partitë shqiptare por edhe partia Lidhja Social Demokrate, që është një nga partitë më të mëdha maqedonase.

I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku për këtë propozim, analisti theksoi se është një koalicion i mundshëm por edhe i nevojshëm. Sipas tij, kjo është një ide e qëlluar nga Ahmeti që do ta mbante Maqedoninë e Veriut në ‘binarët’ e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

“Ne kemi një bllok të partive politike që pa hamendje thonë se jemi të gatshëm të bëjmë çdo reformë që kërkohet me qëllim që vendi të bëhet sa më parë pjesë e BE-së. Por që nga deklarimet e kryetarit të këshillit të BE-së zotit Michel dhe diplomatëve të tjerë nënkuptohet se një anëtarësim në këtë vit është i mundshëm. Si detyrë e parë është ndryshimi i Kushtetutës dhe zbatimi i propozimit francez, që përfshin edhe bullgarët në Kushtetutë. Ka parti që pa hamendje përkrahin ndryshimet kushtetuese dhe kemi parti të cilat nuk janë të qartë në këtë drejtim dhe thonë se jemi për BE por jo për propozimin francez.

Ky qëndrim jo i qartë i partive politike hap debate nëse ky bllok është në fakt në favor të vendit në BE, nëse ky bllok vërtet ka për qëllim strategjik anëtarësimin dhe nëse është vërtetë për vlerat perëndimore. Kur kemi një ndarje të tillë mendoj se një koalicion i tillë është i mundshëm dhe i nevojshëm dhe do të kishte gjasa që forca pro-evropiane në Maqedoni të fitojnë edhe një mandat për të qeverisur vendin. Si ide e Ahmetit është e qëlluar që do ta mbante vendin në binarët e integrimit evropian.“, përfundoi analisti./abcnews.al