Ambasadë në Jeruzalem, Rama: Ecim në një linjë me BE! I përgjigjet Trump për forumin me Kinën

schedule14:12 - 2 Tetor, 2020

schedule 14:12 - 2 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse do t’i bindet thirrjes së Trump për të hequr dorë nga marrëveshja 17+1 me Kinën. Rama u shpreh se marrëveshjet me SHBA bëhen në interes të vendit ndërsa shtoi se sot për sot politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje me atë të BE-së. Ndërkohë pyetjes nëse njohja e Kosovës nga Jeruzalemi dhe vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, do i hapë rrugë hapjes së ambasadës shqiptare atje, Rama tha se në Shqipëria do të ndjekë linjën e BE. Kreu i qeverisë deklaroi se në të ardhmen mund të vijë dita që mund të kërkojë devijim nga kjo politikë, por sot ajo është ende larg.

“Sa i përket pyetjes tjetër. Unë jam i kënaqur që presidenti i SHBA në kohë zgjedhjesh ka gjetur kohë që të më shkruajë mua. Jam i kënqur për vlerësimin tim për rolin tim në krye të kësaj qeverie jo si piktor, qoftë në aspektin e rajonit qoftë edhe në disa qëndrime që janë bindje dhe jo oportuniste. Amerika, SHBA ka qenë janë dhe do mbeten pikë referimi e palëvizshme për ata që drejtojnë këtë vend por ne dëgjojmë, respektojmë dhe vendosim në bazë bindjesh.

Harmonia e plotë mes meje dhe Trump për të cilën kemi folur personalisht në takimin në NATO, mbi 5G është bindje. Letra ime për drejtuesit e qeverive në rajon nuk më është kërkuar dhe nuk më është imponuar. E kam thënë në emër të qeverisë dhe Shqipërisë në këtë rast, ashtu sikundër bashkohem me Hotin që nëse në aspektin e përmbajtjes së marrëveshjes së Uashingtonit, nuk ka asgjë të re përveç rikthimit të Kosovës në rrugën e duhur, është edhe fakti që Izraeli njohu Kosovën, një sukses vetëm për të cilin qeveria e Kosovës meriton në rastin më të keq heshtjen dhe në rastin më të mirë konsideratën. Është meritë e Trump, por edhe aftësia për të qenë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Ne kemi qartësisht qëndrime të përbashkëta në drejtimet strategjike, dhe më vjen mirë që këto qëndrime burojnë nga bindja dhe jo nga imponimi. Sa i përket lëvizjeve konkrete këto janë çështje e jona dhe do i përdorim në funksion të vendit tonë, por duke mos harruar që jemi aleatë strategjikë të BE dhe SHBA. Shqipëria deri tani që po flasim që kur ka hyrë në proceset e integrimit mbetet i vetmi vend jo anëtar i BE që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar e BE me politikën e jashtme. Mund të vijë dija që ne të gjykojmë se mund të lëvizim por kjo ditë nuk ka ardhur akoma”, tha Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!