Thirrja e studentëve francezë: Rihapni universitetet

schedule13:08 - 21 Janar, 2021

schedule 13:08 - 21 Janar, 2021

Dyer të mbyllura dhe studentë në shesh. Në kohë Covidi Franca përjeton sërish protestat e studentëve të universitetit. Nga Parisi apeli për manifestime u shpërnda dhe në qytete të tjera të vendit ku janë hedhur slogane të njohura tashmë, por me një prioritet: rihapjen e universiteteve.

Për momentin vetëm studentët e vitit të parë mund të marrin pjesë në leksione, në grupe të reduktuara duke filluar që nga 25 janari.

Studentët akuzojnë ministrinë franceze të shëndetësisë se kanë dështuar për sa i përket strategjisë për ndalimin e përhapjes së koronavirus. Sipas tyre masat janë të pamjaftueshme dhe rihapja e universiteteve është e domosdoshme. Kjo sepse sipas tyre i gjithë brezi po sakrifikohet dhe do të jetë i paaftë për të vendosur lidhje sociale dhe të përballojë botën e sotme.

Ata pretendojnë se janë të harruar nga shteti dhe pse janë në gjendje të respektojnë një protokoll të ashpër shëndetësor.

Studentët theksojnë se kanë nevojë për një plan të qartë dhe sa më të shpejtë./abcnews.al