Thirrja e presidentit të Kinës: Ushtria e shtetit të bëhet “mur i fortë çeliku”

schedule08:47 - 13 Mars, 2023

schedule 08:47 - 13 Mars, 2023

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthejë ushtrinë kineze në një “mur të fortë çeliku”, teksa ka mbajtur një fjalim në Kongresin Popullor.

“Ne duhet të promovojmë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë, dhe të ndërtojmë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimorë”, ka thënë Xi.

Këtë vit Kongresi ka miratuar një rritje prej 7.2 për qind në shpenzime ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën, shkruan REL.

Ai ka përmendur edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, ndonëse ka folur me ton të kujdesshëm.

Presidenti kinez nuk i ka përsëritur deklaratat e së kaluarës se Pekini do ta kontrollojë këtë ishull qoftë edhe përmes forcës ushtarake.

“Ne duhet ta implementojnë një strategji të partisë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të ecim drejt parimit të një Kine dhe konsensusit të vitit 1992, dhe të promovojmë një zhvillim paqësor të marrëdhënieve, të kundërshtojmë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të çojmë përpara procesin e unifikimit të tokës armë”, ka thënë ai para gati 3.000 delegatëve të Kongresit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!