Thirrja dramatike nga ekspertët: Po vdesin të rinjtë nga COVID, rruga e vetme e shpëtimit

schedule21:57 - 17 Tetor, 2021

schedule 21:57 - 17 Tetor, 2021

Autoritetet greke u bëjnë thirrje të rinjve që të vijojnë procesin e vaksinimit për t’u mbrojtur nga COVID-19. Ekspertët shprehen se po rriten vdekjet e të rinjve në grupmoshën 20 deri në 30 vjeç.

Që nga fillimi i tetorit, gjithsej pesë persona në këtë grupmoshë kanë humbur jetën në vendin fqinj.

Moshat e reja nuk janë të paprekshme nga pandemia, pasi që nga fillimi i saj, sipas statistikave të institucioneve greke 115 të rinj të moshës 18-35 vjeç kanë humbur jetën.

Në fakt, tre prej tyre vdiqën brenda njëzet e katër orëve të fundit./ Abcnews.al