‘Thikat’ e Ahmetajt kundër Ramës/ Laert Vasili: Kryeministri duhet të ketë kujdes për njerëzit që afron, ka përgjegjësi!

schedule23:05 - 3 Qershor, 2024

schedule 23:05 - 3 Qershor, 2024

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë në RAI3 ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Në emisionin “360 gradë” në ABC News, polemisti Laert Vasili tha se kryeministri Edi Rama duhet të tregojë kujdes nga njerëzit që afron dhe që i jep mundësi të jenë të përfshi dhe se duhet të tregojë përgjegjësi.

Nga ana e saj gazetarja investigative, Anduena Llabani ndërsa u ndal tek çështja e Arben Ahmetajn tha se që kur u shpall në kërkim ndaj tij ka nisur një hetim nga CIA amerikane.

Gazetarja Investigative, Anduena Llabani: Një mundësi takimi me Dumanin mund ta ketë humbur. Që kur u shpall në kërkim ndaj tij ka nisur një hetim nga SHBA nga CIA amerikane. E kanë pajtuar zotin Ahmetaj si konsulent dhe në momenti n që figuron në listën e personave të shpallur në kërkim nga shteti ynë është kërkuar informacion përse  e kanë bërë ketë. Përpara se të shkojë në Zvicër Ahmetaj ka kërkuar të bashkëpunojë edhe me Yuri Kim. Por fakti që shërbimet inteligjente amerikane kishin nisur një hetim e kanë bërë të pamundur.

Polemisti Laert Vasili: Kam dëgjuar një njeri që në mbathjet e tij shkruan tigri dhe sipas horoskopit kinez është “kokoshi”… Unë jam ’74 jam tigri në horoskopin kinez, por nuk shkruaj në brekët e mia tigri. Mund të shkruash, por kur hap perden të del një çiuaua…Nëpërmjet pushtetit mund të mbarosh edhe në hënë…Rama duhet të ketë kujdes se cilët njerëz afron, e ka përgjegjësi. T’i shohë më qartë njerëzit që afron që të mos hajë thika pas shpine. Po flasim për një person që pastruesja e tij është milionere, ka vilë gruaja, vilë ish-e dashura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!