Thiago Silva thuajse i larguar, PSG-ja gjen zëvendësuesin në Seria A

schedule11:50 - 27 Shkurt, 2020

schedule 11:50 - 27 Shkurt, 2020

PSG-ja është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Kampionët e Ligue 1 po kërkojnë një zëvendësues të denjë për kapitenin e tyre, Thiago Silva. Brazilianit i përfundon kontrata këtë verë dhe deri më tani nuk ka asnjë sinjal për një rinovim të mundshëm.

Emri më i përfolur është ai i mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Lojtari i kombëtares senegaleze ka disa muaj që nuk po kalon momente të mira te napoletanët dhe ka kërkuar largimin nga Seria A. 28-vjeçari shikohet nga drejtuesit francezë si përforcimi i duhur për ekipin dhe do të ishte zëvendësuesi perfekt për Thiago Silvën.

Mediat franceze raportojnë se Koulibaly e ka blerë tashmë apartamentin e tij në Francë dhe arsyeja e vetme është kalimi te gjigantët e PSG-së. Nuk bëhet fjalë për një apartament dosido, por një që kushton plot 4 milionë euro. Senegalezi numëron 233 ndeshje me fanellën e Napolit që nga viti 2014, kur u ble nga ekipi i Genk. /abcnews.al

 

Kalidou Koulibaly

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!