Thiago Alcantara dhe Alaba drejt largimit nga Bayern? Rummennige flet hapur

schedule22:38 - 3 Korrik, 2020

schedule 22:38 - 3 Korrik, 2020

Bayern Munchen zyrtarizoi Leroy Sane, një blerje që përforcon fazën ofensive të ekipit bavarez. Sulmuesi i majtë kushtoi 50 milion euro, firmosi deri në vitin 2025 dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

CEO i kampionëve të Gjermanisë, Karl-Heinz Rummennige është ndalur te largimet në një prononcim për Sport1. Thiago Alcantara dhe David Alaba kanë kontratë edhe vitin tjetër me Bayernin dhe kanë shprehur dëshirën për t’u larguar.

Rummennige flet hapur, teksa pranon se Kai Havertz, ylli i Bayer Leverkusen, nuk është një objektiv i klubit. “Thiago Alcantara dëshiron të provojë një aventurë të re dhe ne nuk duam ta humbasim me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Jam shumë i qartë në këtë që po them.

Nëse dëshiron të largohet, do të na duhet të negociojmë për shitjen e tij. Liverpool? Nuk kemi pasur asnjë kontakt me këtë klub. Thiago dhe Alaba janë dy lojtarë të nivelit të lartë. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje financiare të pranueshme për ne.

Havertz? Ndodhemi përpara një sfide të madhe financiare. Edhe nëse do të donim ta blinim sivjet këtë lojtar, nuk do kishim asnjë mundësi“, deklaron Rummennige. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!