Rita Ora ka pranuar se ende ndihet e turpëruar pasi theu rregullat e izolimit kur bëri festën private të ditëlindjes së 30-të. Në një intervistë për Independent, këngëtarja shqiptare me famë botërore tha se do të donte shumë që kjo të mos kishte ndodhur kurrë.
“Ndihem ende në siklet. Është vërtet e vështirë për mua të flas për këtë. Do të doja të kisha bërë një zgjedhje tjetër. Më bën të trishtuar sepse është diçka që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Njerëzit po bënin sakrifica të mëdha në atë kohë dhe unë i zhgënjeva ata. Dhe kjo dhemb. Vërtet dhemb“, tha ajo.
Në atë kohë, Ora ishte kthyer gjithashtu së fundmi nga një udhëtim pune në Egjipt dhe supozohej se do të ishte e izoluar për 14 ditë. Menjëherë pasi doli zbuluar me festën që kishte organizuar, këngëtarja kërkoi falje dhe deklaroi se kishte paguar vullnetarisht një gjobë prej 10 mijë paundësh.
/abcnews.al