Theu masën e “arrestit në shtëpi”, kapet në Morinë 27-vjeçari

schedule10:44 - 9 Janar, 2025

schedule 10:44 - 9 Janar, 2025

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Pikën Kufitare të Morinës, pasi kishte thyer masën e sigurisë, “arrest në shtëpi”.

Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, rezultoi se ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia Kufitare ka vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim dhe të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, në mënyrë të parregullt.  Në këtë kuadër, në PKK Morinë, u kap shtetasi 27 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq theksohet se veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Tiranë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!