Theu masën “Arrest në shtëpi”, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

schedule13:34 - 12 Shkurt, 2024

schedule 13:34 - 12 Shkurt, 2024

Një34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!