Policia e Vlorës ka parandalur përshkallëzimin e një konflikti mes dy banorëve në fshatin Panaja i cili mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.
Një 28 vjeçar theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, i dëmtoi makinën dhe goditi me thikë një 34-vjeçar. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe ka vënë në pranga 28-vjeçarin dhe ka prodecuar penalisht 34-vjeçarin.
Ky i fundit kanosi me armë gjahu që e mbante pa leje 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin. Policia ka sekuestruar armën e gjahut. I riu banues në Panaja ndodhej në “arrest në shtëpi” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
/ abcnews.al