Thesari liqenor i Ballkanit/ Vizitorë nga e gjithë bota preferojnë Pogradecin

schedule20:27 - 7 Qershor, 2025

schedule 20:27 - 7 Qershor, 2025

Pogradeci, me natyrën e bukur dhe bregun liqenor prej 34 km mbetet një destinacion I preferuar, jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt. Numri I tyre këtë fillim vere është I lartë, kryesisht qytetarë gjermanë dhe austriake. Natyra dhe liqeni janë ata çka pëlqejnë në këtë qytet, duke e bërë pjesë të guidave të tyre gjatë vizitave në Ballkan.

Unë vij nga Austria, në fakt jemi për te dytin vit rradhazi në Shqipëri. Është një vend i mrekullueshëm sidomos liqeni është fantastik. Na pelqejne malet që e rrethojnë qytetin dhe vet qyteti eshte shume i bukur, madje sot është një festival dhe ne po e shijojmë shumë.”

Është një shtet shumë i bukur dhe ne vertet na pëlqen mirësia e njerezve ketu. Kemi provuar ushqimin dhe cdo gje është shume e bukur. Ne do te qëndrojmë në Pogradec per 2 ditë.

Unë jam nga Gjermania dhe jam ketu per 1 muaj tani për të diskutuar me një guide partnere disa ide per bashkëpunim. Sot jam shume i kenaqur me cfare po shikoj duket shume bukur. Qyteti është shumë i bukur, njerzit janë shumë miqësor, ata më ftojne gjithmone për të diskutuar.”

Duke marrë shkas nga numri I lartë I vizitorëve, bashkia e qytetit e çeli zyrtarisht sezonin turistik më herët. Çelja e sezonit turistik u shoqërua me aktivitete të shumta dhe panaire të ndryshme. Artizanë të shumtë prezantuan produktet e tyre autentike, për të cilat ka një interes të jashtëzakonshëm nga të huajt.

Kreu I bashkisë, Ilir Xhakolli u shpreh se Pogradeci tashmë është bërë pjesë e guidave, jo vetëm rajonale në qarkun e Korçës, por edhe në vendet fqinje. Janë bërë pjesë e guidave të përbashkëta dhe me strugën dhe ohrin, ku grupet turistike të vizitojnë gjithë vendet që lagen nga liqeni I Ohrit.

Këtë vit I gjithë plazhi I bashkisë së Pogradecit do të jetë publik, ku përjashtim do të bëjnë vetëm disa hotele që ndodhen përgjatë bregut të liqenit, që nuk kalojnë 30 përqind të bregut liqenor. Ndërkohë bashkia nuk do të japë asnjë leje për subjekte private që të shfrytëzojnë plazhin. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!