Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në Kamëz, ku pa nga afër ndërtimin e shkollës “Halit Çoka” e cila u dëmtua nga tërmeti.
Rama më pas është pritur nga disa fëmijë që e kanë falënderuar për shkollën. Në këtë takim me fëmijët Rama nuk i ka kursyer batutat duke u kërkuar që ata të thërrasin ‘Rama ik, Rama ik’, por është përballur me një të papritur pasi fëmijët i janë kthyer duke thënë se do të thërrasin “Luli ik”.
Rama: E keni dëgjuar atë Rama ik! Bëjeni të gjithë së bashku Rama ik! J jo
Fëmijët: Joo, jo, do ta bëjmë ‘Luli ik!’
Fëmija: Faleminderit për shkollën!
Rama: Jo mo ça faleminderit, është nderi im që ju të shkoni në shkolla njëlloj si në të gjithë Europën.
Shkolla ka 28 klasa dhe ofron kushte dhe standarde bashkëkohore për 1200 nxënësit e zonës së Bathores në Kamëz.
Shkolla “Halit Çoka” është një investim i shumëpritur për komunitetin dhe në total janë 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe që do të ndërtohen në Bashkinë e Kamzës.
Ndërsa vlerësoi projektin dhe punën shumë cilësore për ndërtimin e shkollë së re, kryeministri Rama u shpreh se “çfarë është bërë në Kamëz dhe çfarë është bërë për fëmijët është diçka që as mund të imagjinohej”.
“Rama Ik”, “Jo s’duam”
*Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë…” shkruan Rama. E.L/abcnews.al/

