Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën këtë të enjte si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në Francë. Policia arrestoi autorin pak minuta më pas, ndërsa të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor në spital.
Fransa'daki saldırganın tutuklanma anı görüntülendihttps://t.co/CDRXgksENX pic.twitter.com/yKD0TEZpE2
— +GERÇEK (@artigercek) October 29, 2020
Mediat vendase bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në katedralen Notre-Dame, në Nicë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë.
Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar terrorist sulmin në katedrale.
“Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi në Bazilikën e Notre-Dame de Nice, mund të jetë një sulm terrorist”, shkruan ai.
Les pompiers en alerte avenue Notre-Dame. Au bout, l’église #nice06 #AttentaNice pic.twitter.com/5whIKn4t4n
— Grégory Leclerc (@GregLeclerc) October 29, 2020
Falë ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur ndalimi autori i kësaj ngjarje të rëndë.
Sulmi i sotëm erdhi vetëm pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes./abcnews.al