Theo Hernandez përfundon sërish në vorbullën e fjalëve të merkatos. PSG është klubi që po tenton të transferojë francezin.
Tuttosport shkruan se gjiganti i Ligue 1 ka ofruar 40 milion euro për shërbimet e mbrojtësit të majtë, por Milani ka refuzuar.
PSG gjithsesi nuk është dorëzuar dhe pritet të bëjë një ofertë të re për Hernandez. Më parë francezët kanë goditur duke blerë nga Interi Achraf Hakimi. / abcnews.al