Barcelona, Real Madrid dhe Juventus së shpejti do të diskutojnë një format të ri për turneun e Superligës me klubet më të mira evropiane, sipas The Telegraph.
Fillimisht, kur u shpall Superliga në vitin 2020, formati i turneut ishte një nga arsyet kryesore të polemikave: tifozët ishin kundër ligës së mbyllur. Tani duket se klubet themeluese kanë rishikuar sistemin dhe janë gati të bëjnë një ofertë të re, shkruan abcnews.al.
Deri më tani, Barça, Real Madrid dhe Juventus mbeten të vetmet pjesëmarrëse në projekt. /G.D abcnews.al/